Shqipëria miqësore luksi me Italinë, ja kur luhet ndaj “axurrëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 17:41

Shqipëria miqësore luksi me Italinë, ja kur luhet ndaj “axurrëve”

Një muaj luksi me miqësore, mund të cilësohet shtatori i 2018-ës për Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë. Më 6 shtator, ekipi i Alban Bushit do të ketë përballë Spanjën, në ndeshjen e tetë për grupin kualifikues të Europianit 2019.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

Menjëherë pas asaj ndeshje, nga gadishulli Iberik 21-vjeçarët e Shqipërisë do të zbarkojnë në Itali, ku më 11 shtator do të luajnë përballë të kaltërve. Testi është konfirmuar nga Federata Italiane, që saktësoi se mbetet ende për tu vendosur stadiumi dhe ora kur do të zhvillohet ndeshja.

Ndeshja do t’i shërbejë Bushit të konsolidojë ekipin, përpara dy sfidave të fundit kualifikuese në grup, me Spanjën në Shqipëri, dhe në transfertë ndaj Estonisë.

Përballja e 11 shtatorit do të jetë ndeshja e gjashtë në histori ndërmjet 21-vjeçarëve shqiptarë dhe atyre italianë. Të kaltërit kanë fituar katër përballje, ndërsa ndeshja e fundit, e luajtur më 10 gusht 2016 në San Benedetto del Tronto përfundoi në barazim pa gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"