Shqipëria merr rrugën drejt Kazakistanit, kuqezinjtë mësojnë dhe përgjigjet e analizave për COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 10:10

Shqipëria merr rrugën drejt Kazakistanit, kuqezinjtë mësojnë dhe përgjigjet e analizave për COVID-19

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur në mëngjes drejt Kazakistanit. Ekipi përfaqësues do të udhëtojhë për gati 6 orë e gjysmë drejt shtetit aziatik për të zhvilluar sfidën e ditës së diel kundër rivalëve kazakë.
kombetarja-niset-ne-kazakistan
Pas konfirmimit të mungesave të Strakoshës, Uzunit dhe Mersinajt ditën e djeshme, ekipi ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet dhe ka fluturuar drejt Kazakistanit.

Përpara nisjes, skuadra dhe stafi jonë kanë marrë përgjigjet e analizave për COVID-19, ku për fatin e mirë, asnjëri prej pjesëtareve nuk ka rezultuar pozitiv. Lajmi u bë i ditur nga FSHF-ja.

Përballja me Kazakistanin luhet ditën e diel në orën 15:00.

Njoftimi i FSHF-së

Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.

fshfPANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"