“Shqipëria me mungesa, por Izraeli ka…”, Gjasula: Roli i ri te Darmshtadi? Trajneri ka vendosur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 14:49

“Shqipëria me mungesa, por Izraeli ka…”, Gjasula: Roli i ri te Darmshtadi? Trajneri ka vendosur që…

Në prag të dy ndeshjeve të Shqipërisë për Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit në transfertë, më 24 shtator, në orën 20:45 dhe ndaj Islandës në stadiumin “AIR Albania”, më 27 shtator në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur mesfushori, Klaus Gjasula, i cili ka analizuar këto dy duele të rëndësishme të Kombëtares shqiptare:

bandicam 2022-09-20 13-52-09-842

Ndeshja ndaj Izraelit – “Do të japim maksimumin që të marrim tre pikë në Izrael. Ne kemi disa mungesa edhe ata kanë problemet e tyre. Shumë djem të rinj kanë ardhur, por ne kemi kualitetet për të arritur te suksesi. Duhet të shohim ekipin tonë dhe nëse shohim veten tonë, jam i sigurt që do t’ia dalim.”

Rëndësia e dy sfidave – “Ne e dimë që është shumë e rëndësishme dhe prandaj duhet të kemi vëmendjen totale te Izraeli dhe më pas të provojmë që të fitojmë ndaj Islandës.”

Roli i ri – “Te Darmshtadi kishim shumë mbrojtës të dëmtuar dhe trajneri më ka provuar në rolin e qendërmbrojtësit. Që nga ai moment trajneri nuk më ka lëvizur nga ai pozicion, për mua nuk ka rëndësi.”, përfundoi Klaus Gjasula.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"