Shqipëria me kapiten të ri, zbuloni kush do e mbajë shiritin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 17:27

Shqipëria me kapiten të ri, zbuloni kush do e mbajë shiritin

Nëse rikthehesh pak në kohë, gjatë periudhës së botërorit, federata e Brazilit publikonte formacionin zyrtar thuajse 24 orë përpara. Në fund të fundit, ndeshje botërori po luante….  Mirëpo, te Shqipëria, askush nuk ka sigurinë të të bëjë me dije 11-shen që do të zbresë në fushë për ndeshjen, në rast se nuk është shkruar protokolli zyrtar.

kombetarja-fitore

Duke qenë se Panuçi deklaroi në konferencë që do të ketë ndryshime, risia e madhe është Emanuele Ndoji. Mesfushori pritet që të zërë vendin e Hykës në të majtë të mesfushës. Strakosha në portë e ka blinduar katërkëndëshin, ndërkohë që edhe katërshja e prapavijës ndaj Izraelit duket se ka marrë konfirmimin për të luajtur sërish: Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku.

Hysaj Abrashi

Përpara tyre. Do të ketë një tjetër ndryshim. Sabien Lilaj do të formojë “digën” bashkë me Taulant Xhakën. Mumushaj pritet që të bëjë edhe rolin e anesorit, por edhe të mesfushorit në mbështetje të sulmit. Në të djathtë, Gavazaj pritet që të jetë sërish në fushë. Në sulm, sërish një shkodran, por pritet që nga minuta e parë të startojë Balaj. Shiriti? Kujtoni rregullin e Panuçit. Në fushë, shiriti i takon atij që ka më shumë ndeshje. Në bazë të përllogaritjeve, është Elseid Hysaj lojtari që e plotëson këtë kusht dhe që pritet të zbresë në fushë me fashën në krah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"