Shqipëria më e dobët se Azerbajxhani aktual? De Biazi: Ja e vërteta e deklaratës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 0:00

Shqipëria më e dobët se Azerbajxhani aktual? De Biazi: Ja e vërteta e deklaratës…

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, beson se Shqipëria i ka shanset të tentojë mrekullinë në eliminatoret e Botërorit 2022 në qoftë se vendos zemrën në fushë, siç bëri në kualifikueset e Europianit 2016.

bandicam 2020-12-12 23-50-18-998

Në një lidhje live nga Azerbajxhani për emisionin “Zona Gol”, italiani komentoi shortin, si dhe sqaroi deklaratën e bërë pak kohë më parë, ku u shpreh se Shqipëria që ai ka drejtuar ishte më e dobët se Azerbajxhani aktual.

Shorti i Azerbajxhanit në kualifikueset e Botërorit- Kemi një grup mjaft të vështirë, sepse ne e njohim mjaft mirë forcën e këtij grupi. Sigurisht do të hasim shumë vështirësi për të bërë atë ç’ka ne duam. Në jetë kurrë nuk thuhet kurrë, kështu që ne do të provojmë për gjithçka. Do të provojmë të fitojmë ndeshjet. Do të provojmë.

Shqipëria që ka drejtuar më e dobët e Azerbajxhani aktual? Ta përsëris sepse ndoshta jam interpretuar keq. Është kthyer në një problem të vërtet nëpër media. Unë kam thënë që kur kemi filluar aventurën tonë, në Gjeorgji, skuadra që unë mora të drejtoja. Sigurisht skuadra më pas u përmirësua, pati lojtarë që erdhën nga jashtë dhe patën eksperiencën në Kombëtare, ndërkohë që unë këtu kam vetëm lojtarë që luajnë në kampionatin azerbajxhanas. Nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare.

Shorti i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit-  Sigurisht që Shqipëria nuk ka një grup të lehtë. Nuk e kishim dhe ne të lehtë në atë kohë grupin. Ishim të zhgënjyer edhe atëherë, mendonim se ishte një grup “ferri”. Me Serbinë, Portugalinë dhe Danimarkën. Dukeshe diçka e paarritshme. Por në fund ja dolëm.

Në fund vendosëm zemrën përpara këtyre vështirësive, nuk është e lehtë, besoj se Shqipëria ka gjithmonë mundësinë, duke ditur faktin se ka lojtarë që luajnë në Serinë A, në skuadra të rëndësishme, dikush luan dhe në Champions League. E rëndësishme është që mos i vendosim shumë presion skuadrës dhe të shfrytëzojnë faktin se të tjerët kanë në anën e tyre faktin e të qenurit favoritë. Skuadra si Polonia dhe Anglia janë superiore ndaj Shqipërisë”, u shpreh De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"