Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova bëhen bashkë, Duka: Do rindërtojmë 3 shtëpi të rënuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 16:00

Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova bëhen bashkë, Duka: Do rindërtojmë 3 shtëpi të rënuara

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Maqedonisë, Muamed Sejdini, ishin sot të pranishëm në Durrës, teksa së bashku me Armand Dukën, iu gjendën pranë qytetetarëve, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit tragjik, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish.

  Duka

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.

NJOFTIMI I DUKËS:

Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!

Duka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"