Shqipëria luan takimin e fundit me Skocinë, përcaktohet arbitri që do të vendosë drejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 17:08

Shqipëria luan takimin e fundit me Skocinë, përcaktohet arbitri që do të vendosë drejtësi

3 ditë para ndeshjes me Skocinë në “Loro Boriçi”, si ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve, UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë këtë sfidë.

vladislav bezborodov

Bëhet fjalë gjyqtarin rus, Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jënë Valeri DAnçenko dhe Maksim Gavrilin. Pas portave, do të reshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev. E gjithë kjo trupë arbitrash është nga Rusia.

Kjo do të jetë hera e parë që ky arbitër do të drejtojë Shqipërinë, ndërsa është një emër i njohur në arënën ndërkombëtare, ku arbitron pothuajse gjithmonë në Europa League. E fundit ishte edhe ajo mes Lacios dhe Marsejës, të përfunduar në shifrat 2-1 për ekipin e Strakoshës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"