Shqipëria luan ndaj yjeve të Spanjës, Bushi me “dhimbje koke”. FIFA pengon talenti Ademi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 11, 2018 | 9:48

Shqipëria luan ndaj yjeve të Spanjës, Bushi me “dhimbje koke”. FIFA pengon talenti Ademi

Trajneri Alban Bushi duhet të bëjë pa portierin Selmani, në ndeshjet e parafundit në grupin eliminator për Europianin 21, ndaj Spanjës. i cili ka pësuar dëmtim dhe ka lënë dje grumbullimin. Mirëpo, si të mos mjaftonin mungesat e Ramadanit dhe Hakajt prej dëmtimeve, numri një i stolit të U-21 duhet të përballet edhe me dilemën e dokumenteve për Albjon Ademin, i cili deri dje nuk ka pasur ende lejekalimin e FIFA-s.

kombetarja shpresa u 21

Në rast se ai nuk do të jetë, pritet që Zeka të startojë nga minuta e parë dhe formacioni të përbëhet nga Kastrati në portë. Reparti i prapavijës të ketë Malokun, Kryeziun, Tafën dhe Tolin. Në repartin e mesfushës priten që të aktivizohen Doka, Laçi, Bare, Muçolli e Ademi në mbështetje të Taulant Seferit në skemën 4-5-1.






www.minuta90.com