“Shqipëria ka shumë talente, për pak vite konkurrojmë kombëtaret e mëdha” Alban Bushi: Nuk na shpëton asnjë lojtar, por zgjedhim ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 0:11

“Shqipëria ka shumë talente, për pak vite konkurrojmë kombëtaret e mëdha” Alban Bushi: Nuk na shpëton asnjë lojtar, por zgjedhim ata që…

Trajneri i ekipit të Shpresave, Alban Bushi është shprehur se është shumë i lumtur aty ku po punon dhe nuk ka menduar për ekipin e parë kombëtar.alban bushi

Bushi u shpreh se Shqipëria ka shumë talente dhe në një të ardhme të afër, do të luftojë për rezultate pozitive me kombëtaret e mëdha.

“Po bëjmë një parapërgatitje, për rifillimin e kampionatit. Nuk po stërvitemi thjesht po bëhemi gati. Për situatën ku ndodhemi nuk është vetëm çështja e Shqipërisë. Avash-avash duhet të rinisim stërvitjen me akademitë dhe klubet e kampionatit shqiptar. Ishte një situatë shumë e vështirë, pasi stërvitja në shtëpi nuk ishte e mjaftueshme. Tani duhet një punë e madhe nga trajnerët. Lojtarët do vijnë të uritur për stërvitje dhe mund të dëmtohen, duhen stërvitje graduale.

Apolonia ka lojtarë shumë të mirë. Ne kemi marrë disa lojtarë nga ata te Shpresat, fakti që janë në Kategorinë e Parë nuk duhet të na bëjë që të mos i shikojmë ata. Kemi parë shumë lojtarë nga Superiorja ose Kategoria e Parë. Aq shumë talente sa shikojmë ne nuk mendoj se na shpëton ndonjë, thjesht bëjmë zgjedhjet tona. Unë ndihem shumë mirë te ekipi Shpresa, dua të rritem shumë dhe të marr më shumë eksperiencë. Unë nuk e kam menduar kurrë për të kaluar te ekipi i parë Kombëtar, jam i lumtur këtu ku jam.

Ne luajtëm disa shokë 2 me 2, bëmë një futboll të vogël duke ruajtur distancën. Duhet bërë diçka sepse futbolli bëhet në natyrë dhe nuk ka shumë rrezik nga virusi.  Mendoj që risku për tu infektuar duke qenë në fushë është shumë i vogël. Shqipëria ka shumë lojtarë të talentuar dhe për pak vite do luftojmë me ekipet e mëdha për t’i mposhtur ato.”, u shpreh Bushi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"