“Shqipëria ka kualitet për të shkuar në Botëror”, Igli Tare: Lojtarë si Broja e Asllani duhet të jenë gjithmonë në fushë. Me Poloninë bëmë gabim historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2022 | 23:31

“Shqipëria ka kualitet për të shkuar në Botëror”, Igli Tare: Lojtarë si Broja e Asllani duhet të jenë gjithmonë në fushë. Me Poloninë bëmë gabim historik

Igli Tare, ish-futbollist i përfaqësueses shqiptare të futbollit, mendon se Shqipëria mund të shkojë në Botëror. Në “Qatar N’24” në “News 24” ai theksoi se cikli që mund të çojë drejt Botërorit, është ai ku të rinjve t’u jepet gjithmonë hapësira në kombëtare.

bandicam 2022-12-18 22-06-28-830

 

“Shqipëria në Botëror? Aty ku ka një dëshirë, ka një rrugë, është një shprehje. Unë jam i bindur që Shqipëria, me këtë skuadër që ka mundësi që të provojë, sidomos me këto kualifikueset e ardhshme, ndoshta skuadra do të jetë pak më e pjekur se kemi lojtarë që kemi moshë të re dhe u mungon paksa eksperienca e duhur. Por mendoj se Shqipëria mund të ketë mundësinë që të provojë të arrijë në Botëror se ka disa lojtarë të rinj si Broja, apo Asllani, që janë dy lojtarë shumë të rëndësishme që mund të hapin një cikël të ri. Por kanë nevojë në këto momente të jenë në fushë dhe të padiskutuar, edhe kur luajnë keq, edhe kur luajnë mirë duhet të jenë gjithmonë në fushë se kjo u jep mundësinë të marrin eksperiencën dhe përvojën e duhur. Ka disa elementë që të japin shpresën e skuadrës që të arrijë diku, por për të krijuar një skuadër konkurruese, janë shumë faktorë.

Nga yjet në stallë thonë në Itali, kjo është shumë e shpejtë në Shqipëri. Nga një ndeshje e mirë kalojnë dhe i çojnë në ekstaze, në ndeshje normale a të keqe i shkatërrojnë në kritika. Këto janë gjëra që nuk të bëjnë mirë, nëse do të kesh ide të qartë e të krijosh një skuadër. Kumbulla është një djalë që nuk po gjen hapësirën apo dëmtimet nuk e kanë lejuar, ka shumë lojtarë, edhe Bajrami, janë shumë lojtarë që mund të jenë lokomotiva e skuadrës tonë. Por ka shumë faktorë që nuk janë ende aty ku duhet që skuadra jonë të ëndërrojë për një Botëror. Por kualitetin e ka.

Unë nuk kritikoj zgjedhjet e Rejës, se si është trajneri dhe unë i shoh nga jashtë, por unë e jap mendimin tim duke ditur se kemi një grup talentesh. Është diçka e madhe që të kemi dy lojtarë si Broja me Çelsin dhe Asllani me Interin. Për disa është një diçka normale, por për kush është në botën e futbollit, të jesh pjesë e atyre skuadrave, duhet të kesh kualitet. Por ata duhet t’i mësosh edhe kur gabojnë si duhet të sillen. Mendimi im është që kjo skuadër me këto lojtarë mund të ecë shumë më përpara. Sa i përket ndeshjes që mund të na çonte drejt Botërorit, ndaj Polonisë ka qenë një nga gabimet më të mëdha të historisë së futbollit shqiptar, se të shkosh në një ndeshje deçizive dhe të futesh skuadrën në avion me njerëz që mund të ishin faktor për të infektuar lojtarët me COVID, që u reflektua më vonë, e të luash ndeshjen me Poloninë duke pasur një shans të artë të tillë, besoj që ka qenë diçka që ka qenë e papranueshme se një shans si tillë i madh shpresoj të vijë prapë, por nuk është e lehtë që ta kesh. Janë këto gjërat e vogla që duhet të jemi shumë të kujdesshme që bëjnë diferencën. Është si torta që e bën mirë, por mungon qershia mbi tortë që të jetë funksionale.

Kemi qenë një brez që deri para eliminatoreve të fundit ku Shqipëria luajti me San Marinon dhe më Andorrën që thyen rekordin. Brezi ynë kishte rekordin e pikëve që kishte bërë Shqipëria. Jam dakord që Shqipëria ka bërë progres pozitiv, por nuk jam dakord që është qeveria që është problemi, se mjafton të shohim stadiumet që ka Shqipëria, janë shumë më të mirë se shumë stadiume këtu në Itali. Nuk po kërkoj polemikën, po jap mendimin personal se nuk e di se sa i vlefshëm është, jam komplet nga jashtë dhe e jap mendimin nga jashtë. Unë merrem me menaxhimin e lojtarëve, sidomos për sjelljet në fushë dhe jashtë fushe, ndaj e theksoj se nuk kritikoj Rejën se ai e di nga brenda situatën, unë e shoh nga jashtë. Unë kam pikëpamje tjetër sa i përket formimit të skuadrës dhe objektivave, nëse do të krijosh një skuadër kompetitive, duk krijuar një brez të ri. Pas eliminatoreve të Francës ku bëri një Europian dinjitoz, skuadra jonë kishte mundësi që të krijonte një vizion të ri, me një skuadër të re, duke patur parasysh edhe këto të rinj, besimin ndaj këtyre të rinjve duke i dhënë minuta në fushë, rolin e protagonistit dhe duke u dhënë drejtimin, kjo pjekuri do të përshpejtohej më tepër, se është e rëndësishme.

Unë jam i mendimit që ata djem të jenë në fushë gjithmonë, edhe nëse nuk bëjnë këto gjëra se gjatë kësaj periudhe formative që u japim mundësinë të kuptojnë sa e rëndësishme është fanella e disa gjëra. Ky është proces që nuk bëhet vetëm me kombëtaren dhe me klubet ku luajnë. Por fakt është që kombëtarja duhet të jetë ndihmë e madhe se pesha është ndryshe, klubi është ndryshe nga fanella e kombëtares. E vetmja që mund të them është që nëse Shqipëria ka një mundësi të artë për të luajtur një “finale” si me Poloninë, atëherë duhet të izolosh skuadrën që të çosh në mënyrën më të mirë të mundshme për të luajtur atë ndeshje, që të mos ketë asnjë mungesë”, theksoi Tare në studion e “Qatar N’24”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"