Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën, UEFA zbulon axhendën e kuqezinjve dhe “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 23:09

Shqipëria cakton miqësore “vëllazërore” me Kosovën, UEFA zbulon axhendën e kuqezinjve dhe “Dardanëve”

Shqipëria dhe Kosova do të përballen në një miqësore “vëllazërore” në 11 nëntor përpara impenjimeve në Ligën e Kombeve. Lajmi është konfirmuar nga UEFA në faqen e saj zyrtare, ku saktësohet se miqësorja mes kuqezinjve dhe “Dardanëve” do të luhet në “Elbasan Arena”.
flamuri-shqiperise-flamuri-i-kosoves
Nuk është saktësuar orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje, por pritet të vendoset me mirëkuptimin e të dy federatave.

Shqipëria zhvillon në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në shtëpi (15 nëntor me Kazakistanin dhe 18 nëntor me Bjellorusinë).

miqesore shqiperi kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"