Shqipëria gati për në Lojrat Mesdhetare, Presidenti Ilir Meta i dorëzon flamurin atletit shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 11:29

Shqipëria gati për në Lojrat Mesdhetare, Presidenti Ilir Meta i dorëzon flamurin atletit shkodran

Presidenti i Republikës Ilir Meta i dorëzoi Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar pjesëmarrës në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë. Flamuri iu dorëzua kampionit të Ballkanit dhe Europës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj.

Smajlaj

“Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm.

Shqiperi

Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që sportistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, u shpreh meta gjatë dorëzimit të Flamurit Kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"