Shqipëria fiton ndeshjen e katërt radhazi, kuqezinjtë kapin gjysmëfinalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2019 | 22:04

Shqipëria fiton ndeshjen e katërt radhazi, kuqezinjtë kapin gjysmëfinalen

Shqipëria U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Ulku, ka fituar pasditen e sotme, me rezultatin 2-1, ndaj Zeljeznicarit të Bosnjes, në çerekfinalen e turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”.

u18-ceka

Golat për Kombëtaren U-18, i shënuan Doda dhe Gerxhaliu në minutat 12 dhe 70-të. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për kuqezinjtë, të cilët po bëjnë shumë mirë, në sfidat e fundit.

Ndeshja e ardhshme për përfaqësuesen, do të luhet ndaj Rijekës, të shtunën e 1 qershorit, në orën 18:30.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"