“Shqipëria është në vend të 10 në botë”, presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi: Lara na mban kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 12:02

“Shqipëria është në vend të 10 në botë”, presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi: Lara na mban kampion

Suksesi historik i skiartores 16-vjeçare, Lara Kolturi, e cila solli një medalje ari për Shqipërinë nga Kupa e Botës së Skive, ka bërë që të komentohet dhe nga vetë presidenti i Federatës, Elvis Toçi. Ne nje prononcim për “Panorama TV”, Toçi thur elozhe për Larën dhe gjithashtu tregon dhe suksesin e skiatorëve të tjerë shqiptarë në këtë edicion.

elvis toci

“Ne nesër transferohemi në Itali ku zhvillohet kampionati Botëror i Skive. Lara ka një superlodhje. Gjëja e bukur që na bën krenar është që Lara na mban kampion.

Këtu dallohen profesionistët. Sot për shembull kemi mjegull. Edhe kushtet atmosferike ndikojnë. Ndonjëherë fati është me ty, ndonjëherë jo. Disa nga skiatorët dolën nga pista. Nga pasditja marrim rezultatet e ditës së sotme. Shpresojmë podium.

Unë merrem me organizimin. Sa i përket rezultateve kemi Qerimin qe vjet dhe parvjet doli i treti në U-18.

Dje shijuam një arritje të madhe. Ngaqë ishte një mbrëmje e mbushur me ceremoni dhe ne ishim të nderuarit. Top 30 është gjithmonë një arritje shumë e madhe. Kush është në top 30 hyn në rangun e skiatorëve botëror. Kemi Qerimin dhe Xhepën të cilët arritën në vend të 28 dhe 29. Dje ne arritëm dhe në vend të 10 në Botë. Shqipëria në vend të 10 në botë. Kem i arritur të krijojmë një grup të rinjsh dhe e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur.

Ne synojmë të hymë në Top 30 e botës. Turi që është si Formula 1 që zhvillohet çdo javë në një shtet. Mendojmë se Lara e ka potencialin. Natyrisht do dhe fat. Lara është shumë e lodhur nga një sezon që ka nisur që në gusht. Ajo nuk ka bërë një dit pushim me prindërit. Menjëherë sa mbarojmë Kupën e Botës kemi Lojërat Olimpike Rinore. Shpresoj që dhe aty të sjellim një medalje”, u shpreh Toçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"