Shqipëria ëndërron vendin e dytë në grup, ja si shkohet në Botërorin “Katar 2022”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:41

Shqipëria ëndërron vendin e dytë në grup, ja si shkohet në Botërorin “Katar 2022”

Shqipëria është duke ëndërruar për ta mbyllur në vendin e dytë në grupin I. Në Botërorin “Katar 2022” do të shkojnë 13 përfaqësuese nga Europa. Në kualifikueset zyrtare, direkt në Botëror kualifikohen vendet e para (10).

Shqiperia

Më tej, 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve dhe 12 skuadra të ndara në 3 grupe me nga katër do të çojnë vetëm 3 ekipe në Katar. Në total, nga Europa, 13 përfaqësuese do të marrin pjesë në Botërorin “Katar 2022”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"