“Shqipëria e Rejës në qiell, 5 ‘italianë’ në fitoren ndaj Bjellorusisë”, media e njohur krenohet me “legjionarët” tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 23:53

“Shqipëria e Rejës në qiell, 5 ‘italianë’ në fitoren ndaj Bjellorusisë”, media e njohur krenohet me “legjionarët” tanë

Fitorja e Shqipërisë 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe mbyllja e kompeticionit në vendin e parë në grupin C4 të Ligës së Kombeve ka marrë vëmendjen dhe të medias italiane të futbollit “Tuttomercatoweb” (TMW). EnH1WFuXUAM6rHB
Në informacionin e dhënë për publikun italian “TMW” i jep rëndësi jo vetëm faktit që Cikalleshi shënoi dopietë, por dhe që suksesi i kuqezinjve u arrit me 5 “legjionarë” që aktivizohen në futbollin italian: Berishën, Gjimshitin, Ismajlin, Veselin dhe Memushajn.

“Liga e Kombeve, Liga C: Shqipëria e Rejas në qiell, 5 ‘italianë’në fushë në fitoren ndaj Bjellorusisë”

Ngjitje në vendin e parë për Shqipërisë që dha më të mirën ndaj Bjellorusisë. Në  Tiranë, skuadra e Rejës mbylli takimin me fitoren 3-2 duke u ngjitur në Ligën B. Dopietë e Cikalleshit dhe Manaj bënë të pavlefshëm golat e Skavish dhe Ebong. Mes skuadrës ishin dhe 5 ‘italianë’”: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Memushaj dhe Ismajli.

REJAAAA
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"