Shqipëria e nis me humbje përballë Ukrainës, një gafë dhe një penallti e pritur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 16:00

Shqipëria e nis me humbje përballë Ukrainës, një gafë dhe një penallti e pritur (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare U-19 i ka filluar me humbje ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-19 “Finlandë 2018”. Në përballjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përballë Ukrainës, kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

shqiperi ukraine

Edhe pse në përgjithësi u zhvillua një lojë e mirë dhe me raste, një gafë e Gjurës në minutën e 30 i dha mundësinë Supriahës që të shënojë golin e vetëm të takimit. Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 52-të, portieri Pano Qirko priti një penallti duke i mohuar Ukrainës golin e dytë.

ukraina

Takimi i radhës për Shqipërinë është pas 3 ditësh kundër Malit të Zi.

renditja

U-19 | UKRAINË – SHQIPËRI 1-0
Supriaha 30′

Shqipëri U-19: Qirko, Abara, Gjura, Kumbulla, Çela, Lleshi (Ghertsos 74′), Rama, Rada, Berisha (Haxhiu 63′), Burba, Myrteza (Metolli 78′)
Trajner: Erjon Bogdani

KV: Lleshi 40′, Rama 58′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"