“Shqipëria do të bëjë çmos që flamuri italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës”, Edi Rama me mesazh special para finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 0:00

“Shqipëria do të bëjë çmos që flamuri italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës”, Edi Rama me mesazh special para finales

Finalja e Ligës së Konferencës, mes Romës dhe Fejnordit, do të jetë një nga eventet më të rëndësishme futbollistike të mbajtura ndonjëherë në tokën shqiptare.

Edi Rama

Kjo finale e cila do të zhvillohet më 25 maj, e ka shndërruar Tiranën, në një nga destinacionet më të kërkuara të momentit, kryesisht nga tifozët e Romës dhe ata të Fejnordit. Jashtë këtij evenimenti madhështor nuk ka qëndruar as kryeministri Edi Rama, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për median prestigjioze italiane, “Tuttosport”, e cila do të botohet në gazetën e datën 18 maj.

Ndërkohë nëpërmjet një video mesazhi të regjistruar nga makina e tij, Rama, e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për skuadrën italiane.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe. I përshëndes të gjithë lexuesit e “Tuttosport”, që do të gjejnë nesër një intervistë timen në gazetë.

Dhe përfitoj që t’i them të gjithë romanistëve që ju presim krahëhapur në një nga stadiumet më të bukura të Europës për të mbështetur Romën. Forca Roma, forca Italia dhe forca Juventus, por vitin tjetër”, ishin fjalët e Ramës në videon e postuar nga “Tuttosport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"