Shqipëria dhe Kosova bëhen 1 në sport, hidhet shorti. Mësoni çiftet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 23:30

Shqipëria dhe Kosova bëhen 1 në sport, hidhet shorti. Mësoni çiftet…

Liga Unike në basketboll për meshkuj do të bëhet realitet tashmë edhe në parket. Pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, sot është hedhur edhe shorti për këtë turne, që do të nisë në datat 6 dhe 7 prill. Në këtë turne, do të marrin pjesë 4 skuadra dhe Shqipëria dhe 4 nga Kosova.

119475732_118898196619870_928664226599177929_n

Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ballafaqohen Vllaznia nga Shkodra me Pejën, kurse do të kemi edhe derbin kosovar në këtë ligë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, skuadra që ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku triumfuan prishtinasit. Në çerekfinale do të kemi edhe derbin shqiptar ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës, kurse çifti i fundit çerekfinal është mes Rahovecit dhe Teutës nga Durrësi.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me atë D dhe fituesi i Grupit B me atë C.

liga unike

Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Çiftet

Grupi A

Vllaznia-Peja

Grupi B

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Grupi C

Goga Basket-Tirana

Grupi D

Rahoveci-Teuta

E martë

16:00 Vllaznia-Peja

19:00 Rahoveci-Teuta

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)

19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)

14 Prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"