Shqipëria bëhet gati të presë 6 sfida eliminatore për Europianin e U-19, sytë te kuqezinjtë e Cungut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 9:46

Shqipëria bëhet gati të presë 6 sfida eliminatore për Europianin e U-19, sytë te kuqezinjtë e Cungut

Shqipëria do të jetë pritëse e sfidave kualifikuese të Grupit 7, të vlefshme për Kampionatin Europian 2022 për moshat U-19.

uuu

Shqipëria e drejtuar nga Armando Cungu është shortuar në të njëjtin grup me Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Të gjitha ndeshjet e grupit 7 do të zhvillohen në vendin tonë në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

Siparin do ta hapë sfida Francë-Shqipëri që do të luhet në stadiumin ‘’Arena Egnatia’’ në datën 10 nëntor. Po në këtë datë, Maqedonia e Veriut do të luajë ndaj Serbisë, porn ë ‘’Elbasan Arena’’.

Në 13 nëntor, Serbia do të përballet me Shqipërinë në ‘’Arena Egnatia’’, ndërsa Franca me Maqedoninë e Veriut në ‘’Arena Egnatia’’.

3 ditë më vonë, Shqipëria do të ketë përballë Maqedoninë e Veriut në sfidën që do të luhen në ‘’Elbasan Arena’’, ndërsa Serbia do të përballet me Francën në Rrogozhinë.

Kalendari i ndeshjeve për Grupin 7:

10 nëntor: Francë – Shqipëri , “Egnatia – Rrogozhinë”, ora 14:00

10 nëntor: Maqedoni e Veriut – Serbi , “Elbasan Arena”, ora 12:00

13 nëntor: Serbi – Shqipëri , “Elbasan Arena”, ora 14:00

13 nëntor: Francë – Maqedoni e Veriut , “Egnatia – Rrogozhinë”, ora 12:00

16 nëntor: Shqipëri – Maqedoni e Veriut , “Elbasan Arena”, ora 14:00

16 nëntor: Serbi – Francë , “Egnatia – Rrogozhinë”, ora 14:00

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"