Shqipëria arriti objektivin/ Napoli uron Edi Rejën, por “harron” Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 9:15

Shqipëria arriti objektivin/ Napoli uron Edi Rejën, por “harron” Hysajn

Shqipëria e arriti objektivin e saj, teksa me fitoren 3-2 ndaj Bjellorusisë e mbylli në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.

Doka dhe Manaj

Pikërisht duke u renditur e para, Shqipëria ia doli që për edicionin e radhës në Ligën e Kombeve të jetë në Ligën B. Një sukses dhe një objektiv i arritur për Shqipërinë, që ka tërhequr vëmendjen edhe përtej Adriatikut.

Napoli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka uruar trajnerin Edi Reja për suksesin e arritur me Shqipërinë. Reja në të kaluarën ka drejtuar Napolin, ku ka arritur edhe rezultate të shkëlqyera.

18182F35-E6C2-440A-AB6F-510EF453E614

Megjithatë në postimin e Napolit bie në sy, se urohet vetëm trajneri Reja dhe jo Hysaj, i cili është pjesë e skuadrës së Gatuzos dhe dy ditë më parë rezultoi pozitiv me Koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"