Shqipëri-Skoci, ja parashikimi i “çmendur” i Ilir Shulkut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 20:09

Shqipëri-Skoci, ja parashikimi i “çmendur” i Ilir Shulkut

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, beson se Shqipëria mund të fitojë thellë ndaj Skocisë. Nuk është një shfrenim fantazie, por një deklaratë e dhënë pak minuta më parë për “RTSH” e ish-mbrojtësit kuqezi.

bandicam 2018-11-17 19-52-19-358

“Presim të fitojmë me rezulto të thellë, që të kemi shanse për kualifikim. Të kënaqim publikun dhe të konsolidojmë ekipin. Deri më tani janë shitur 9 mijë bileta, nuk mund të themi që nuk ka interesim.

Padiskutim që është numër i konsiderueshëm, edhe pse mund të kishte shumë më shumë, pasi është ekipi Kombëtar. Ka disa faktorë që ndikojnë, së pari fakti që nuk jemi në pozita kryesuese. Shpresojmë të fitojmë 3-0 ose 4-0”, – ka thënë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"