Shqipëri-Katar 3-1/ Gafa me himnin në Hartberg të Austrisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2016 | 10:22

Shqipëri-Katar 3-1/ Gafa me himnin në Hartberg të Austrisë

Edhe pse luhej në një fushë neutrale, Shqipëria konsiderohej pritëse ndaj Katarit.

Untitled-21Megjithatë, organizatorët e takimit bënë një gafë në start, pasi në vend që të ekzekutohej himni i Katarit, ndodhi e kundërta.

Gjithçka nisi me himnin shqiptar, por megjithatë në të tilla raste çdo gjë është e justifikueshme, pasi ishte thjesht një miqësore.

Ndërkaq, kuqezinjtë e De Biazit fituan dje me rezultatin 3-1 në Hartberg.
Fillimisht, Katari kaloi në avantazh në minuëtn e parë të lojës me një gol të befasishëm nga një goditje dënimi, ndërsa Ajeti barazoi shifrat në minutën e 23′-të dhe Lenjani përmbysi rezultatin pesë minuta para mbylljes së 45′ të para.

Goli i tretë për kuqezenjitë u shënua nga Sadiku në minutën e 64′. Ky i fundit hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Kjo ishte hera e dytë në histori që Shqipëria luante ndaj Katarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"