Shqipëri fantastike! Vajzat kuqezi përmbysin Austrinë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2018 | 23:01

Shqipëri fantastike! Vajzat kuqezi përmbysin Austrinë në transfertë

Femrat e volejbollit fituan me përmbysje 3-2 ndaj Austrisë, në ndeshjen e pestë të grupit B, në Ligën e Eurpës. Pasi ishin në disavantazh 0-2 me sete, vajzat e Altin Martirit arritën të kthenin rezultatin.

387024_TS_02-06-18_8629031408_

Në dy setet e para, Austria u tregua e saktë në çastet e fundit, ndërsa më pas, ky avantazh përgjumi vajzat austriake që ulën ritmin, ndërsa më pas Shqipëria përmbysi gjithçka, 25-19 në setin e tretë, dhe 25-16 në setin e katërt. Edhe seti final dominohet 25-11 dhe fitoi krejt takimin 3-2.

Austri – Shqipëri, 2-3 (25-21, 25-22, 19-25, 16-25, 11-15)

AUSTRIA: Duvnjak, Teufl, Bajde, Wallner, Holzer, Epure, Chrtianska, Deisl, Peischl, Maros, Markovic, Schmit, Nesimovic. Trajnere: Svetlana Ilic

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"