Shqetësohet Reali i Madridit, titullari i mesfushës zgjedh të mos rinovojë. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 19:24

Shqetësohet Reali i Madridit, titullari i mesfushës zgjedh të mos rinovojë. Ja arsyeja

Pas lajmit të mirë se Vinicius do të rinovojë, një lajm i keq ka ardhur për Realin e Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman, Toni Kros.

KROS

32-vjeçari për momentin ka refuzuar një ofertë për të rinovuar kontratën me kampionët e Europës deri në vitin 2024.

Kontrata aktuale e gjermanit skadon në 2023, por Kros i ka kërkuar më shumë kohë drejtuesve, pasi është i pavendosur për të ardhmen, i cili ndoshta nuk mund ta ketë më vendin e sigurt në formacion, pas ardhjes së Çuamenit në skuadër dhe formës fantastike që po kalon Valverde.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"