Shqetësime te Tirana, dy lojtarë të rëndësishëm humbasin startin. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve në javën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 8:15

Shqetësime te Tirana, dy lojtarë të rëndësishëm humbasin startin. Ja formacioni i mundshëm i bardhebluve në javën e parë

Tirana me të gjitha gjasat nuk do të ketë në fushë javën e parë Vesel Limajn dhe Taulant Seferin. Dyshja është e dëmtuar dhe pas me stërvitje e kështu zor se kap formën. Limaj po zhvillon stërvitje veçmas, ndërsa vetëm të hënën nis stërvitjen e plotë. Edhe Seferi po stërvitet veçmas, duke vrapuar rreth fushës. Lojtari ka humbur tre kilogramë nga problemet shëndetësore, por edhe nëse qëndron te Tirana, ai zor se luan me Kukësin.

TIRANA

PLANE PA SEFERIN – Edhe pse Taulanti është në ekip, sulmuesi do të shitet në një skuadër tjetër deri në 31 gusht. Shkurt, Shehi po llogarit ekipin pa Seferin, sepse ai nuk do të jetë në skuadër.

Kjo do të thotë se për Taulantin këto janë ditët e fundit në Shqipëri. Për lojtarin ka oferta serioze në drejtim të tij dhe duhet të jetë gati për një lëvizje në një kampionat më të fortë. Sigurisht, flitet për transferim me shifra mbi 500 mijë euro që mund të marrë klubi, ashtu si edhe rroga e lojtarit.

Kujtojmë se sulmuesi është nga më të paguarit te Tirana, ndërsa ishte më i miri në fushën e lojës gjatë sezonit të fundit. Futbollisti sezonin e shkuar në 43 ndeshje koleksionoi: 19 gola, 10 asiste dhe 3814 minuta. Këtu nuk llogariten ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

FORMACIONI – Shehi ka vazhduar me ndryshimet në formacion, duke ndryshuar gjithë skuadrën. Ismajlgeci është spostuar në sulm, është futur titullar Përgjoni në krahun e majtë. Xhixha djathtas dhe Ismajlgeci majtas, në sulm. Me ndryshimet e bëra, Shehi do të luajë me Bekajn, Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen, e Përgjonin në prapavijë. Mesfusha me Aleksin, Kallakun dhe Limajn kur të kthehet nga dëmtimi. Sulmi me Ismajlgecin majtas, Xhixhën dhe Hasanin në alternim në qendër dhe djathtas.

tirana (5)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"