Shqetësim për tifozët kuqezi, kapiteni i Milanit drejt ekipit të tij të zemrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:55

Shqetësim për tifozët kuqezi, kapiteni i Milanit drejt ekipit të tij të zemrës

Kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli mund të largohet këtë verë, për shkak se “Fondi Elliot” synon të reformojë klubin, duke mbajtur vetëm lojtarët që fitojnë më pak se 2 milionë euro në sezon.

romanjoli

“Corriere dello Sport” raporton se presidenti i Lacios, Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv, Igli tare janë të gatshëm të bëjnë një sforco financiare për ta sjellë në Romë mbrojtësin italian, që është një tifoz i deklaruar i Lacios.

Romanjoli2

Sipas medias italiane, burime të ndryshme kanë konfirmuar se drejtuesit e Lacios dhe agjenti i lojtarit janë takuar së fundmi.

Kontrata e Romanjolit me kuqezinjtë mbaron në vitin 2022. Ai njihet ndër të tjera si admirues i Alesandro Nestas, ish-mbrojtësit italian të Milanit dhe Lacios, por tifoz gjithashtu i deklaruar i Lacios.

nesta

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"