Shpulla ndaj kundërshtarit i kushtoi shtrenjtë Mesit, flet sulmuesi i Bilbaos: Leo u nxeh sepse…e bllokova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 12:45

Shpulla ndaj kundërshtarit i kushtoi shtrenjtë Mesit, flet sulmuesi i Bilbaos: Leo u nxeh sepse…e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq për herë të parë në karrierë me Barcelonën sesa për golin e barazimit “in extremis” të finales së Superkupës së Spanjës, ku baskët dolën fitimtarë në kohën shtesë.
a562a326-0b18-4504-87c6-feb18bc58514_media-libre-aspect-ratio_default_0
23-vjeçari zbuloi për televizionin spanjoll “Movistar” se “Pleshti” e goditi në fytyrë me shuplakë pasi e bllokoi me trup për të avancuar përpara. Por, Vijalibre nuk mban mëri ndaj yllit argjentinas duke thënë se një situatë e tillë, ku shkon drejt humbjes, të bën të pafuqishëm duke mos i kontrolluar dot nervat.

“Është e qartë për mua. E bllokova me trup Leon, kështu që ai s’mund të kalonte përpara dhe për këtë u nervozua. Më goditi me dorë në fytyrë dhe mendoj se ishte faull i pastër. Në fund të ndeshjes, një gjë e tillë është normale sepse je i pafuqishëm në çastet e fundit të lojës.

Por, nuk duhet të futemi në konflikt. Të gjitha ekipet shkaktojnë faulle, çelësi kryesor është të mos dorëzohemi. Ka minuta ku kuptojmë se e dimë që duhet të mbyllim gjithçka. Futa këmbën dhe për fat të mirë e bllokova”, shprehet Vijalibre.
clipping_PQWhNH_eda6

Përveçse i prishi rekordin pa karton të kuq me Barcelonën, sulmuesi i Atletik Bilbaos duket se i ka shkaktuar një dëm jo të vogël Mesit dhe katalanasve. Sipas rregullores, Mesi rrezikon të humbasë 4 ndeshje.

Inaki Uilliams vulosi triumfin vendimtar në kohën shtesë duke u dhënë baskëve Superkupën e Spanjës.

Kartoni i parë i kuq me Barcelonën, ja sa ndeshje rrezikon Mesi të humbasë për goditjen e kundërshtarit në Superkupë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"