“Shpulla”, baste dhe një supergol, Solomon ekzalton Partizanin. Rama batuta me Asanin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 21:11

“Shpulla”, baste dhe një supergol, Solomon ekzalton Partizanin. Rama batuta me Asanin (E PLOTË)

Partizani duket në humor para ndeshjes me Laçin. Të paktën kështu të krijohet përshtypja kur ndjek stërvitjen e të kuqve në kompleksin “Internacional”, në Pezë. “Panorama Sport” vëzhgoi për dy orë dje seancën e radhës së kampionëve në fuqi dhe ajo që ra në sy ishte harmonia mes lojtarëve dhe stafit.lerda partizani

Trajneri Franko Lerda ka preferuar që në këtë periudhë dyjavore, kur dhe kampionati u ndërpre prej pauzës së Kombëtares, të zhvillojë stërvitjen gjatë paradites. Dje, që në orën 08:30, italiani bashkë me stafin e tij kishin mbërritur në ambientet e kompleksit. Nga kjo orë deri në 10:10, kanë nisur të vijnë me radhë lojtarët me makinat e tyre personale. 23 futbollistë ishin të pranishëm gjatë seancës, e cila ka nisur në 10:20. Vetëm portieri Aldo Teqja nuk është zhveshur për stërvitje, duke preferuar të qëndrojë me pjesëtarët në vijën anësore të fushës dhe të ndjekë shokët.

Pas incidentit në muajin e kaluar, portieri nuk është ende gati për të nisur stërvitjen, por gjithsesi shumë shpejt do të jetë në fushë. Për të kompensuar mungesën e portierëve, pasi edhe Livio Malaj nuk ishte kthyer ende nga angazhimi me Kombëtaren U-19, dje, krahas Alban Hoxhës, i gatshëm ishte edhe portieri i Partizanit B, Donald Zaimi. Në 20 minutat e fundit të seancës është paraqitur në ambientet e fushës stërvitore edhe drejtori i klubit, Olsi Rama. Në fund ka pasur edhe 15 minuta argëtim përmes lojërave, çka çliroi edhe vetë ata.

STËRVITJA DHE TITULLARËT Stërvitja e djeshme nisi me dy minindeshje me porta të vogla, ku 20 lojtarët u ndanë në 4 skuadra. Ndërkohë, dy portierët Hoxha dhe Zaimi stërvitshin veçmas. Pas lojës me porta të vogla, më pas e merr në dorë situatën përgatitësi atletik. Fillimisht punon me grupin, e më pas me lojtarë të veçantë që nuk ishin pjesë e formacionit të një ndeshjeje, që u improvizua, duke u ndarë me nga 11 lojtarë në gjysmëfushë. Mbrojtësi Dajçi dhe Ferrati, të cilët duket se vijnë prej problemeve fizike, stërviteshin nga përgatitësi Kofano.solomon

Trajneri Lerda është munduar që pjesën e dytë të stërvitjes ta kryejë si një test kontrolli. Ai është munduar të provojë lojtarë të ndryshëm në disa pozicione për të krijuar një ide të qartë për ndërtimin e formacionit kundër Laçit. Sigurisht që i sigurt në portë është kapiteni Alban Hoxha.

Ndërsa në mbrojtje Lerda pritet të përdorë variantin me katër. Në krahun e djathtë ka një balotazh mes Idrizajt dhe Bitrit, ndërsa treshja tjetër është e qartë, me Belicën e Boldor në qendër, si dhe Trashin në të majtë. Në mesfushë, italiani beson më tepër te treshja Telushi-Broja-Melo. Sigurisht që edhe këtu kishte mënyra prove edhe për lojtarët e tjerë, pasi u përfshi edhe Romero. Me skemën 4-3-3, maja e sulmit do të jetë me Solomon.

Nigeriani ka lënë pas dëmtimin dhe dje në stërvitje shfaqi një formë të shkëlqyer. Në një prej aksioneve në minitestin e kontrollit, ai shënoi një supergol, duke marrë edhe vlerësimet e drejtorit Olsi Rama. Ndërsa në dy krahët e sulmit, Lerda kërkon t’i besojë Asanit dhe Çinari. Kandidat potencial për formacionin është edhe Bardhi, por gjithashtu edhe Kote dhe Ekuban.

BATUTAT DHE “SHPULLA”

Pas një shiu të imët para seancës, fundi i saj përkoi me një kohë të bukur me diell. Edhe pas sinjalizimit të Lerdës për mbylljen e stërvitjes, lojtarët menduan që të vazhdonin edhe disa minuta. Futbollistët u përfshinë në goditje të lira nga vija ballore, ndërsa këtë herë, portierë u bënë mbrojtësit.

pARTIZANI444

Në këtë moment nuk munguan as batutat, sidomos kur u morr shënjestër njëra portë. “Basti” ishte se kush nga lojtarët do të godiste traversën.

Në këtë moment, në shënjestër ishte doktori i ekipit, Dhimosten Gjini, i cili qëndronte afër portës. Nga një distancë relativisht e largët, Asani u shpalli sfidë shokëve për shënjestrën, duke vendosur bast se kush prek shtyllën me goditje nga distanca të ketë shpërblim 100 euro. Nuk vonoi shumë dhe Asani realizoi goditjen dhe shpërthyen të qeshurat dhe humori, pasi topi preku mjekun e ekipit dhe jo shtyllën. Drejtori Rama nuk e mbajti dot të qeshurën, ndërsa përkëdheli me një shpullë te qafa Asanin.

 

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"