Shpreson ende te përfaqësimi në Europë, vendimi i Etikës mban pezull merkaton e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2017 | 16:45

Shpreson ende te përfaqësimi në Europë, vendimi i Etikës mban pezull merkaton e Luftëtarit

Verdikti i Komisionit të Etikës me objekt diskutimi skuadrën korçare, nga ku pritet dhe fati i Luftëtarit për pjesëmarrjen e tij në Kupat e Eurpoës, pa dyshim që është një arsye më shumë për të konfirmuar Luftëtarin e sezonit të fundit.

Luftetari

Një pjesëmarrje e mundshme e skuadrës gjirokastrite në zonën Europë do të konfirmonte vijimësinë e projektit bluzi të nisur në fillimin e kampionatit që sapo u mbyll.

Por, përveç drejtuesve dhe futbollistëve të interesuar për vendimin, janë të interesuar edhe tifozët që e kanë mbështetur skuadrën gjatë kampionatit si në ndeshjet brenda, ashtu edhe jashtë fushë.

Luftetari gol

MERKATO – Luftëtari pritet të përfaqësohet sezonin e ardhshëm me pjesën dërrmuese të skuadrës që mbylli sezonin e kurorëzuar me vendin e katërt. I vetmi lojtar që ka shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me Luftëtarin është pogradecari Vangjel Zguro.

zguro

Sakaq, sa u takon prurjeve, asgjë konkrete s’mund të thuhet, pasi ndërhyrjet në hyrje mbeten “peng” e vendimit. Përpos zhvillimeve të pritshme, merkato e Luftëtarit nën zë ka startuar.

Drejtuesit kanë objektiv të ndërtojnë një skuadër më të fortë sezonin e ri dhe lojtarët që do t’i bashkohen skuadrës mund të vijnë edhe nga ekipet elitare të Superiores.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"