“Shpresojmë të na japin penallti”, Mançini nuk fshihet: Me shumë qejf do e evitonim Portugalinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2021 | 18:01

“Shpresojmë të na japin penallti”, Mançini nuk fshihet: Me shumë qejf do e evitonim Portugalinë

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, nuk e ka fshehur se ajo që pret Italinë në mars është një rrugë shumë e vështirë drejt Botërorit. Shorti i ka vënë përballë Portugalinë në një finale të mundshme dhe trajneri tha për “Rai” se do kishte preferuar ta evitonte një duel të tillë.

mancini

“Mund të shkonte pak më mirë. Është e qartë që si ne, si Portugalia, duhet të mundim më parë Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Meqë është një ndeshje e vetme, vështirësia ekziston gjithmonë.

Në jemi besimplotë dhe pozitivë. Sidomos në momente pak më të vështira.

Maqedonia e Veriut ka bërë një fazë grupi të mirë kualifikimi. Edhe me Zvicrën e meritonim të fitonim, e megjithatë nuk ia dolëm. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, pastaj të shohim për finalen.

Portugalia? Ashtu si ne me shumë qejf do t’i kishim evituar, edhe ata me shumë mundësi do të dëshironin të na evitonin. Do të luajmë një finale të mundshme.

Italia e Europianit? Ato magji gjenden vetëm, në ato momente, kur je bashkë për disa kohe. Do të jetë e rëndësishme që të kemi lojtarë në dispozicion.

Kush do të gjuajë penalltinë e parë? Shpresojmë të na i japin penalltitë”, tha Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"