“Shpresojmë që Vllaznia të ndalet sërish”, Bregu: Nuk shoh diferencë mes sulmit të Teutës dhe të skuadrave të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 18:36

“Shpresojmë që Vllaznia të ndalet sërish”, Bregu: Nuk shoh diferencë mes sulmit të Teutës dhe të skuadrave të tjera

Sulmuesi i Teutës Dejvi Bregu shpreson që skuadra e tij të ruajë ecurinë e rezultateve të fundit pozitive në kampionat në mënyrë që të luftojë deri në fund për titullin kampion. Në prononcimin e dhënë për “Supersport”, futbollisti vlonjat shpreson që kryesuesit e kampionatit, Vllaznia të hedhin sërish hap fals në mënyrë që Teuta të ketë mundësi të reduktojë akoma më shumë diferencën me shkodranët.
Dejvi Bregu Teuta
Për sa i përket kritikave për numrin e golave të repartit sulmues të “djemve të detit”, Bregu shprehet se nuk shikon diferencë mes sulmit të Teutës dhe ekipeve kundërshtare. Ai vlerësoi forcën e repartit mbrojtës të durrsakëve.

“Vazhdimësi – Padyshim që kanë qenë 3 fitore shumë të rëndësishme, të cilat i kemi këruar duke zhvilluar ndeshje të mira. Besoj se rezultati ka qenë i duhu. Shpresoj të kemi këtë vazhdimësi dhe në ndeshjet e ardhshme.

Titulli, objektiv – Agjë s’ka mbaruar. Jemi në garë për titullin kampion, që e ka shpallur si objektiv dhe klub. Shpresojmë që dhe me ndalesën e ardhshme të Vllaznisë të jemi në rrugë të mbarë.

Kukësi – Kemi besim te aftësistë tona. Kemi ekip shumë të mirë, pavarësisht se dhe Kukësi ka një ekip shumë të mirë dhe një trajner kampion me përvojë në Superiore. Besoj se do të jetë ndeshje e luftuar dhe shpresojmë të fitojmë ne.

Kritikat për numrin e golave të sulmit të Teutës – Nuk shikoj ndonjë diferencë të frikshme mes repartit tonë sulmues dhe të ekipeve të tjera. Është opinion i të tjerëve, nuk kam se çfarë të komentoj. Shpresoj që mbrojtja jonë të vazhdojë në këtë rrugë të mbarë që është”, u shpreh për “Supersport” sulmuesi i Teutës, Dejvi Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"