“Shpresojmë që kthesa të jetë që nesër”, Dobi para debutimit me Kukësin: Po të mos e mendoja kthesën nuk do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 19:10

“Shpresojmë që kthesa të jetë që nesër”, Dobi para debutimit me Kukësin: Po të mos e mendoja kthesën nuk do të…

Kukësi pret në shtëpi Partizanin në sfidën e javës së pestë të Superiores. Trajneri i ri i verilidnorëve, Enkelejd Dobi, u shpreh se ai është gati për këtë aventurë të re dhe se do të bëjë çmos për të gjetur rezultatet e duhura me Kukësin.

ENKELEID DOBI 1 (1)

“Po të mos e mendoja kthesën nuk do të kisha marrë ekipin. Që kemi mundësinë të kthejmë Kukësin në vendin që takon. Gjithmonë ka një sfidë, është më mirë ndonjëherë të marrësh një ekip si është situata tani sesa të marrësh një ekip që është lart dhe të biesh poshtë. Synimet janë të njëjtat për Kukësin për luftën dhe për vendin që i takon që e ka treguar gjatë viteve të fundit. Ne do të bëjmë çfarë është e mundur si staf e klub, kam parë nga ana e drejtuesve të klubit që të jenë jashtëzakonisht të angazhuar që të plotësojnë të gjithë gjërat dhe mundësitë. Tani na ngelet që të realizojmë këto kushte e mundësi që na janë plotësuar. Ky nuk do të jetë suksesi i Enkelejkd Dobit, por është i përbashkët, duke filluar nga presidenti për të vazhduar deri te ajo zonja që na gatuan çdo ditë.

Shpresojmë dhe kemi punuar që kthesa të jetë që nesër, kohë nuk kemi shumë, se në katër ndeshje fillimi nuk ka qenë i duhur. Është sikur hyn në autostradë e ndodh një defekt, por tani duhet të gjejmë tamam defektin që ka bërë makina, të rregullojmë, sistemojmë e bëjmë rrugën e duhur që të mbërrijmë në rrugën e duhur në momentin e duhur. Duhet t’i japim atë lëngun e mrië për të djegur, për ta vajitur, duhet ujë, temperatura të mos jetë e zjarrtë… Jemi duke punuar, do punojmë akoma, jemi fokusuar te ndeshja me Partizanin të cilin e konsiderojmë lider, është ekip i organizuar me një trajner të ri, por ka pasur kohë të punojë. Unë nuk gjej justifikime, duhet të gjej zgjidhje, nuk kam ardhur që të qahem çfarë ka ndodhur, por jemi munduar që të gjejmë gabimet e gjërat e duhura që të vëmë në funksionim që ditën e nesërme të funksionojë siç duhet makina.

Dihet që Tiago nuk luan për të kuq, por kemi një grup lojtarësh ku secili do të japë kontributin e duhur. Por kjo merret parasysh nga një klub, se ke kartonë, sëmundje, lëndim, por bëjmë zgjidhjen e  duhur. Në jetë, edhe unë kam qenë lojtar e kam bërë pyetjen vetes pse nuk kam luajtur në Ligën e  Kampioneve ndaj duhet të bësh zgjedhjen e duhur. Të hysh në rrugën e duhur. Ka rrugica sa të duash në jetë. Ndonjëherë humbet padashje. Duhet të tregojmë përulësi, dinjitet dhe karakter për atë fanellë që veshim. Besoj që gjithë punën e stafit, drejtuesit e çdo gjë, t’i japim mjetet e duhura që të funksionojë siç duhet.

Nuk mund të stërvitesh çdo ditë nga një orë e gjysmë, dy orë pse një orë. Kjo varet nga intensiteti i ditës. Sot nuk u stërvitëm një orë e gjysmë. Mund të stërviteshim dhe dy orë. A është e duhura? Fusha e tregon. Nuk duhet sasia, por cilësia. Gjithmonë kam punuar për cilësi, jo për sasi. Por ama duhet të dimë, po e marrim me metaforë. Nëse kam etje për ujë, nuk është mirë. Por nëse e marrë dhe e kthejë menjëherë, nuk është e shëndetshme. Duhet t’i japim aq cilësi sa duhet. Stërvitja e skuadrës varet nga dita”, u shpreh Dobi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"