“Shpresoj të fitoj një vend në skuadër”, Muçi: Reja më tha të spostohesha majtas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 23:15

“Shpresoj të fitoj një vend në skuadër”, Muçi: Reja më tha të spostohesha majtas

Në përfundim të ndeshjes kundër Andorrës, për mikrofonat e ‘Super Sport’ ka folur Ernest Muçi. 20 vjeçari u shpreh i lumtur për debutimin e tij me kuqezinjtë.

ernest muci

“U ndjeva shumë mirë. Kam luajtur me U-21 dhe tani trajneri me thirri pas dëmtimeve. Jam i lumtur. Shpresoj që të bëj mirë në klubin tim që të fitoj një vend në skuadër. Jemi një grup i mirë shpresoj të jem pjesë e këtij ekipi në vazhdim”.

 Pozicioni në fushë?

“Besoj se meqë  Uzuni filloi nga fillimi, duhet te mbroja dhe trajneri me tha të spostohesha majtas dhe Uzuni te shkonte në qendër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"