“Shpresoj që në fund të sezonit të na heqin dënimin”, Daja: Nëse luajmë kështu mundim çdo ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:23

“Shpresoj që në fund të sezonit të na heqin dënimin”, Daja: Nëse luajmë kështu mundim çdo ekip

Skënderbeu mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, teksa në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, Daja u shpreh:

bandicam 2020-03-09 20-15-54-020

“Sigurisht është kënaqësi që i dhurojmë këtij qytetit. Që më skuadrën në dekadën e fundit ka bërë histori në Europë dhe Shqipëri.

Në gjysmën e dytë të kampionatit kemi lojëra të mira dhe rezultateve pozitive. Shikoj frymë në skuadër, gjithë çunat sakrifikojnë për të marrë rezultatin. Gjithë merita është e tyre. Fitoren ia dedikojmë tifozëve, që me gjithë situatën, ata prap na mbështetën jashtë stadiumit.

Kemi 2 pasur 2 pamje këtë sezon. Gjysmën e parë të kampionatit kemi pasur goxha oshilacione. Kemi fituar një stabilitet qoftë në lojë dhe rezultat. Jemi ekipi i dytë pas Tiranës që kemi grumbulluar më shumë pikë në fazën e dytë. Tani e kemi kontingjentin e plotësuar. Nëse vazhdojmë të ulemi me këmbë në tokë, mendoj që do kemi një ecuri pozitive.

LOJA – Edhe filtri i parë, edhe shoqërimi nga pjesa tjetër e mbrojtjes ishte goxha mirë. Ishim një ekip i shkurtër. Dita ka disa ndeshje që luan i sakrifikuar. Ka probleme në gju. Ka më shumë merita, pavarësisht se edhe Daja shkel shumë territor. I jep qetësi edhe Elezi. Jashanica ka qenë në sinkron me veprimet. Treshja me mesfushës ka funksionuar shumë mirë.  Para pak muajsh kisha 37-vjetorin. Jemi mirë deri tani (Batutë).

DËNIMI – Ka ndikuar. Nuk do ta lija vetëm te pjesa e Skënderbeut. Është ulur standarti që kishte krijuar ky ekip, duke i dhënë tonin kampionatit. Kjo gjë ndikoi edhe në rënien e nivelit të kampionatit. Shpresojmë që në fund të sezonit të vijë dhe një përgjigje pozitive. Gjë që do të na bënte shumë mirë.

SHEHI DHE FATET E TITULLIT KAMPION- Nuk luajnë trajnerët. Kanë pjesën e tyre të drejtimit. Sot luante Skënderbeu me Kukësin. E gjithë fitorja i shkon lojtarëve. Nëse bëjnë kështu sakrificash mund edhe ekipe që kanë lojtarë të mirë. Kukësi ka qenë deri para pak javësh kryesuesja e kampionatit. Nuk shohim se kush fiton dhe kush humbet, fokusohemi vetëm te Skënderbeu, shpresoj që të rikuperojmë akoma më shumë, por duke qenë me këmbë në tokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"