“Shpresoj që Milani të rikthehet aty ku e ka vendin”, Kaka: Mendohet se problemi i këtij ekipi u zgjidh me largimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 14:05

“Shpresoj që Milani të rikthehet aty ku e ka vendin”, Kaka: Mendohet se problemi i këtij ekipi u zgjidh me largimin e trajnerit

Rikardo Kaka është një nga legjendat e Milanit me të cilët ka bërë historinë, por edhe idhulli i shumë tifozëve të kuqezinjve.kaka

Së fundmi ai është ndalur të flasë për gjendjen aktuale te “Djalli”, e cila nuk është aspak e mirë.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, braziliani i ka uruar fat trajnerit të ri dhe shpreson që Milani të ngrihet përsëri: “Të shikojmë se si do të ecë trajneri i ri, ai sapo ka mbërritur, unë shpresoj që Milani të rikthehet aty ku e ka vendin shumë shpejt.

I uroj fat të mirë Piolit, shpresoj që ai të bëjë një punë të mirë. Është e vështirë të kuptosh se çfarë po ndodh me këtë ekip, nëse nuk je pjesë e tij. Sipas drejtuesve, trajneri ishte një nga problemet dhe me ndryshimin e tij, mendohet se kjo u zgjidh. Si tifoz i Milanit shpresoj që gjërat të shkojnë mirë tani e në vazhdim.”, u shpreh Kaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"