“Shpresoj që Mesi të…”, flet Zidan: Krenar për futbollistët e mi, ja sekreti i suksesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 12:08

“Shpresoj që Mesi të…”, flet Zidan: Krenar për futbollistët e mi, ja sekreti i suksesit

Ka fat apo është i zoti? Kjo është dilema që ka shoqëruar Zinedin Zidanin në aventurën e tij si trajner i Realit të Madridit, por ai me heshtjen e tij ka vendosur të flasë në fushën e lojës. Francezi është një gjeni në stol, ashtu siç ka qenë edhe në fushën e lojës si lojtar. Deri tani nuk ka zhgënjyer kurrë dhe është në rrugën e duhur të fitores së La Ligës. Do të jetë e dyta për të nga tre ku ka marrë pjesë dhe do t’i shtohet listës së gjatë të trofeve që ka fituar si numri një i “Galaktikëve”.galzidane_HE25836Thumb

Në këtë sezon ai fitoi Superkupën e Spanjës dhe mund të triumfojë sërish në La Liga. Zidan është i kënaqur me ecurinë që ka pasur skuadra e tij deri tani dhe shpreson që ta mbyllë kampionatin në krye. Trajneri i madrilenëve ka folur edhe për Lionel Mesin, për të cilin dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në Spanjë.

Mesi– “Nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai tani është pjesë e La Ligës dhe ne i duam më të mirët që të jenë në këtë kampionat. Nuk e di se çfarë do të ndodhë”.mesi

Skuadra– “Ndaj Getafes bëmë një ndeshje shumë të mirë, por gjëja më e rëndësishme është fakti që aspekti fizik i futbollistëve ishte i duhuri. Të gjithë janë shumë të përfshirë, mbrojmë mirë dhe sulmojmë. Na mungon thjesht pak freski në aspektin sulmues, por ekipi është solid”.

Sekreti– “Sekreti janë futbollistët. Pa vuajtje nuk mund të arrish asgjë të madhe si në futboll, ashtu edhe në jetë. Ne jemi të duruar në momentet e vështira dhe lojtarët besojnë tek ajo që po bëjnë. Me qetësi dhe durim ia kemi dalë dhe kemi shënuar gola. Dua t’i falënderoj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"