“Shpresoj që Lorenco të bëjë karrierë më të mirë se mua”, Emiljano Vila: Me Tiranën ishte ndeshje karakteri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:31

“Shpresoj që Lorenco të bëjë karrierë më të mirë se mua”, Emiljano Vila: Me Tiranën ishte ndeshje karakteri

Ishte Emiljano Vila që shënoi golin e vetëm të ndeshjes Teuta-Tirana, duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe i shkaktoi humbjen e parë pas 6 muajve bardhebluve.

bandicam 2020-06-15 22-25-30-343

Pas përfundimit të sfidës, për mikrofonat e “Supersport”, mesfushori u shfaq shumë i lumtur për golin e shënuar, duke thënë se tregon paraqitje më të mira kur luan para.

“Kur luan më përpara shfaq edhe anët më të mira. Nuk është hera e parë që unë luaj aty. Ato lojtarët kishim dhe duhet të luaja aty. Më bëhet qejfi shumë që Lorennco ka bërë hapa shumë të mira dhe shpresoj që të ecë në këto ritme dhe të bëjë më shumë karrierë se mua.

Kjo ishte një ndeshje karakteri dhe duhen falënderuar të gjithë çunat. Duhet të kapim Europën nga kampionati dhe më pas të mendojmë për Kupën.

Me fitimin e Kupës, jo vetëm unë por i gjithë stafi do ishte i kënaqur për 100 vjetorin. Shpresojmë ta fitojmë, pasi ky është edhe objektivi jonë.

Ne dhamë maksimumin sot dhe nuk i dhamë asist Kukësit, por vetes sonë. Në Laç ishte një moment i keq për mua. Kam luajtur gjithmonë prapa dhe shpresoj të luaj më shumë para për të treguar paraqitje më të mira.”, u shpreh Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"