“Shpresoj që ky event të mos jetë i fundit për Shqipërinë”, Duka: Ditë e veçantë për futbollin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 11:32

“Shpresoj që ky event të mos jetë i fundit për Shqipërinë”, Duka: Ditë e veçantë për futbollin!

Shqipëria dhe Tirana nesër do të mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni europian të UEFA-s. Nesër, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet takimi final i Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit. Gjatë ceremonisë së prezantimit të trofeut të këtij kompeticioni, ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka deklaruar që ky event të mos jetë i fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët:

duka

“Mirë se keni ardhur në këtë event të rëndësishëm. Sot është një ditë e veçantë për mua, për Lorikun, për Erionin që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Ligës së Konferencës.

Ditë e veçantë për Tiranën sepse e pret trofeun për herë të parë. Uroj që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë sërish të huajt të vijnë sërish në kryeqytet.

Sot është një ditë e bukur për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm.

Uroj që të gjithë bashkë, holandez, italianë, shqiptarë që jemi mikpritës ta shijojmë këtë aktivitet dhe këtë finale. Të mos jetë i fundit për ne shqiptarët.

I uroj suksese Romës dhe Fejnordit dhe uroj që të dy ekipet ta zbukurojnë më shumë këtë festë duke dhuruar më shumë spektakël dhe ‘Fair-Play’.”, përfundoi Duka.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"