Shpresë për përfundimin e kampionateve në Europë, zbulohet urdhri i UEFA-s për futbollin holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 19:49

Shpresë për përfundimin e kampionateve në Europë, zbulohet urdhri i UEFA-s për futbollin holandez

Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) njoftoi këtë të mërkurë se UEFA ka urdhëruar që të gjitha kampionatet vendase duhet të mbyllen brenda 3 gushtit.

ajaks

Kështu sezoni i Eredivisie mund të përfundohet vazhdon njoftimi i KNVB-së, gjë e cila jep shpresë edhe për përfundimin e sezoneve në vendet e tjera europiane.

ajaksss

“KVNB-ja synon të rifillojë sezonin e Eredivisie në mes të qershorit. UEFA ka vendosur që të gjitha kampionatet vendase duhet të mbyllen në datë 3 gusht dhe jo në 30 qershor. Kjo do të thotë se sezoni i Eredivisie mund të mbyllet!” shkruan KVNB-ja në Twitter.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"