Shpresat, zbor stërvitor me… vendës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2015 | 10:44

Shpresat, zbor stërvitor me… vendës

u21Ekipi kombëtar Shpresa do të grumbullohet në resortin “Tropikal” në Durrës. Lajmi konfirmohet nga federata shqiptare, sipas së cilës për këtë zbor treditor, trajneri Skënder Gega ka thirrur vetëm kandidatë të ekipit U-21, që aktivizohen në Shqipëri. Zbori nis ditën e sotme më datë 22 shkurt dhe vazhdon deri më 25 shkurt.

Duhet thënë se disa lojtarë do t’i bashkohen ekipit nesër, duke qenë se do të jenë në aktivitet me skuadrat ku ata aktivizohen. Ndeshjen e parë eliminatore Shpresat do ta zhvillojnë në fundin e muajit mars në Lihtenshtejn. Ja lista e futbollistëve që trajneri Skënder Gega ka thirrur për këtë grumbullim:

Marsel Caka (Tirana), Princ Çali (Kastrioti), Rei Ujkashi (Elbasani), Amir Rrahmani (Partizani), Bruno Lulaj (Skënderbeu), Erion Hoxhallari (Teuta), Denis Pjeshka (Vllaznia), Esin Hakaj (Vllaznia), Realdo Fili (Apolonia), Ardit Krymi (Vllaznia), Myrto Ozuni (Apolonia), Fjoart Jonuzi (Teuta), Bruno Hoxha (Skënderbeu), Arlind Kalaja (Vllaznia), Dejvi Bregu (Flamurtari), Klaudio Hysenaj (Teuta), Liridon Latifi (Skënderbeu) dhe Jurgen Vatnikaj (Partizani).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"