Shpresat vetëm me një portier, Bushi rikthen në Kombëtare gardianin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 12:27

Shpresat vetëm me një portier, Bushi rikthen në Kombëtare gardianin e Vllaznisë

Situatë kritike duket ajo edhe Shqipërisë U-21 për çështjen e portës këto ditë. Edhe pse gara për ta është mbyllur në grupin eliminator për Europianin, për ndeshjen e fundit në 16 tetor ndaj Estonisë, porta kishte mbetur vetëm me 1 portier.

Sherri2

Kur kishte shpallur listën, trajneri Bushi kishte thirru Selmanin, Kastratin dhe Dajsinanin. Portieri i Laçit ishte i dëmtuar, dhe nuk u bashkua me ekipin, ndërsa vetëm sot Kastrati iu bashkua Kombëtares A, pas shqetësimeve që ndjeu Hoxha dhe la grumbullimin.

Kështu, i gatshëm për Bushin ishte vetëm Dajsinani i Skënderbeut, dhe ndaj Estonisë do luhej me një portieri. Por, tashmë ai ka vendosur të thërrasë sërish tek Shpresat, talentin e Vllaznisë, Alen Sherrin, që do i bashkohet ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"