Shpresat për të kthyer tifozët, derbi i kryeqytetit rrezikon të luhet…bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 22:37

Shpresat për të kthyer tifozët, derbi i kryeqytetit rrezikon të luhet…bosh

Derbi i kryeqytetit konsiderohet si vitrina e futbollit shqiptar, ku përveç rivalizimit në fushë mes dy ekipeve, Partizani dhe Tirana, bukurinë ia shton prania e shumtë e tifozëve në stadium dhe atmosfera që ata krijojnë në tribuna.
tirana-v-partizani

Më së miri kjo u vërtetua në dy derbet e fundit të zhvilluara në “Air Albania”, ku të pranishëm ishim afro 20 mijë tifozë dhe klubet arkëtuan të ardhura të majme.

Për shkak të pandemisë “COVOID-19” futbolli ka nisur me rregulla të reja, ku bie në sy ndalimi i tifozëve në stadiume. Ditë më parë pati fjalë se mund të krijohej një amnisti për rikthimin e tifozëve në stadium duke nisur nga derbi që do të luhet më 10 korrik.

Por, duke parë situatën e fundit, ku kemi shtim rastesh të prekurish nga Koronavirusi dhe shtim në viktima, shanset janë minimale që derbi i javës së 33-të të luhet me praninë e tifozëve. Partizani është organizator i këtij takimi, por deri më tani nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë instancë për rikthimin e tifozëve në stadium, qoftë edhe për derbin e 10 korrikut, pasi dihet shkalla e rrezikshmërisë që duhet të marrë parasysh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"