Shpresat në miqësoren përballë Maqedonisë, lojtarët e Partizanit dhe Tiranës nuk udhëtojnë me ekipin. Ka ndryshime në listë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 19:02

Shpresat në miqësoren përballë Maqedonisë, lojtarët e Partizanit dhe Tiranës nuk udhëtojnë me ekipin. Ka ndryshime në listë

Përfaqësuesja Shpresa do të luajë nesër një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë se Veriut në Kroaci, në një miniturne të organizuar në këtë vend dhe ku kuqezinjtë në ditët në vijim do të luajnë edhe me skuadrën vendase.

shpresat u21

Edhe pse ky është një turne për U20, në të merr pjesë U21 e Shqipërisë me futbollistë të cilët Alban Bushi po projekton që të jenë pjesë e grupit në edicionin e ardhshëm. Megjithatë, jo të gjithë ia kanë dalë të jenë të gatshëm për ndeshjet. FSHF ka bërë të ditur se nga lista fillestare mungojnë Buxhelaj e Preka të Partizanit, Gjumsi i Tiranës si dhe Shahaj i Ado Den Hag. Bëhet e ditur se këta lojtarë nuk ia kanë dalë të rikuperojnë në kohë për duelet në fjalë dhe janë lejuar të kthehen pranë klubeve të tyre, duke mos udhëtuar drejt Kroacisë me pjesën tjetër të ekipit.

Kështu, në listë tashmë janë vetëm 7 futbollistë të kampionatit shqiptar, ndërsa ka edhe elementë të cilët janë grumbulluar me Kombëtaren A si portieri Marko Molla apo mbrojtësi Mario Mitaj, të cilët pritet të jenë shtyllat e kësaj përfaqësueseje për edicionin e ardhshëm.

lista_kombetarja_u20_kroaci_bushi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"