Shpresat në kërkim të talenteve, Bushi: Na kanë refuzuar, prindërit duan vetëm Kombëtaren A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 17:38

Shpresat në kërkim të talenteve, Bushi: Na kanë refuzuar, prindërit duan vetëm Kombëtaren A

Kombëtarja e Shpresave ka nisur grumbullimin me disa mungesa në grup, pasi shumë emra të pranishëm më parë në listën e trajnerit Alban Bushi, kanë kaluar tek ekipi i parë, apo qoftë edhe për kalimin e moshës.

bushi

Në konferencë për shtyp, trajneri Bushi i bën një thirrje prindërve të talenteve të rinj shqiptarë, që të mos synojnë vetëm ekipin e parë, por të pranojmë edhe Kombëtaret e moshave.

“Na kanë refuzuar shumë lojtarë sidomos nga Kosova. Nuk me duket normale qe prindërit insistojnë të luajnë fëmijët e tyre me Kombëtaren A.” – thotë Bushi. Ramadani, Abazaj, Ndoji, Manaj dhe Selmani do i mungojnë Bushit në këtë grumbullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"