Shpresat mposhtin 5-0 Skënderbeun, Bushi: Estonezët janë shtatlartë, kujdes faullet pranë zonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 10:46

Shpresat mposhtin 5-0 Skënderbeun, Bushi: Estonezët janë shtatlartë, kujdes faullet pranë zonës

Kombëtarja Shpresa ka zhvilluar dje një ndeshje testuese përballë formacionit të Skënderbeut U-19, drejtuar nga Jani Kaçi. Ka qenë një fitore e lehtë për të besuarit e Bushit, por nuk pritet të jetë e tillë përballja e parë zyrtare ndaj Estonisë. Ka qenë një sfidë miqësore e zhvilluar në stadiumin e Pogradecit ku fraksioni i parë i lojës ka përfunduar me fitore minimale të kuqezinjve.

bushi shpresat

Në të dytën, të dy trajnerët kanë ndryshuar lojtarët për t’u dhënë minuta edhe atyre që kanë qenë në stol dhe për kuqezinjtë është thelluar rezultati. Hebaj, Dyrmishaj, Mustafi dhe Krymi kanë qenë autorët e fitores 0-5, ndërkohë që goleada është mbyllur me një autogol nga vendasit.

ALBAN BUSHI

Trajneri i Kombëtares Shpresa, në përfundim të testit të djeshëm, në një prononcim për “Panorama Sport” ka vlerësuar sjelljen e të tijve ndaj detyrave që kishin marrë.

bushi

“Ishte test pozitiv, pasi lojtarët luajtën shpejt, krijuan raste si dhe zbatuan gjithçka kishim punuar gjatë kësaj jave. Kemi provuar disa manovra në mbrojtje, por edhe në sulm, me të cilat shpresojmë që të befasojmë kundërshtarin. Sot (dje) iu dha mundësia thuajse të gjithë atyre që unë i kam në plane për ndeshjen e parë kualifikuese. Për fat të keq, na penalizojnë dëmtimet, mirëpo kemi edhe elemente të rinj si Ceka nga akademia e Lacios.

Pres një Estoni të fortë fizikisht, janë lojtarë shtatlartë dhe kam kërkuar gjatë gjithë kohës nga lojtarët tanë të shmangin gabimet dhe faullet në afërsi të zonës, për të mos e pësuar si ndaj Francës. Lojtarët kanë besim se mund të arrijnë diçka dhe me një mbështetje masive, meqenëse është edhe hyrja e lirë, kam besim se do marrim rezultat pozitiv”, ka deklaruar Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"