Shpresat e Beharit dhe Cungut vazhdojnë përgatitjet, zyrtarizohen dy miqësore me Italinë në gusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2021 | 17:31

Shpresat e Beharit dhe Cungut vazhdojnë përgatitjet, zyrtarizohen dy miqësore me Italinë në gusht

Sezoni zyrtar do dhe disa javë që të nisë, por Shpresat e Shqipërisë kanë menduar të vazhdojnë përgatitjet dhe do të zbresin në fushë në datat 12dhe 13 gusht.

shpresat

Bëhet fjalët për Shqipërinë U18 e drejtuar nga Ardi Behari dhe U19 e drejtuar nga Armando Cungu të cilët do të përballen me homologët e tyre të Italisë në dy datat e lartpërmendura në një test miqësor.

Shpresat e 18-vjeçarëve do të përballen më Italinë U18 në Koverçano në datën 12 gusht, ndërsa një ditë më pas U19 e drejtuar nga Armando Cungu do të përballet me Italinë e 19-vjeçarëve.

Ky do të jetë një test për trajnerin Armando Cungu që të kolaudojë të rinjtë që do të marrin pjesë në kualifikueset e Europiani U19 që nisin në shtator. Kuqezinjtë ndodhen në grupin 7-të së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"