Shpiku ruletën e dënimeve, trajneri i Lajpcigut e bën “sefte”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 14:55

Shpiku ruletën e dënimeve, trajneri i Lajpcigut e bën “sefte”

Trajneri i skuadrës së Lajpcig ka shpikur një mënyrë të re ndëshkimi në rregulloren e brendshme te klubit. Ai ka thënë se gjobat nuk janë një dënim shume i fortë pasi futbollistët e kanë të lehtë t’i paguajnë dhe për këtë arsye ai shpiku rrotullën e dënimeve në dhomat e zhveshjes.

rb-leipzigs-wheel-of-misfortune-players-could-mow-pitch-or-train-in-tutu-as-punishment-1

Por ka qenë vetë trajneri i ekipit gjerman që e ka bërë “sefte” në këtë mënyrë të re dënimi, pasi në drekën që ai po hante me skuadrën kishte harrua celularin ndezur. Në këtë moment ai iu nënshtrua fatit që do i rezervonte rrotulla dhe si dënim ai duhet të paguante drekën e futbollistëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"