“Shpikje” për golat e Ronaldos, shikoni se çfarë bëjnë te Portugalia gjatë festimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 19:46

“Shpikje” për golat e Ronaldos, shikoni se çfarë bëjnë te Portugalia gjatë festimeve

Tre gola ndaj Spanjës, që i hoqën mundësinë Spanjës për të shijuar përmbysjen ndaj Portugalisë në ndeshjen hapëse të Botërorit, treguan se njëri prej futbollistëve portugez, snoboi ekzaltimin e Kristiano Ronaldos. Më tej, u tha se zgjedhja e njërit prej portugezëve, për të mos iu bashkuar festës së yllit të Real Madridit, ishte për shkak të një rregulli që nuk i jep shanse kundërshtarit të nisë lojën. Por, në fakt, bëhet fjalë vetëm për një supersticion të portugezëve.

portugalia

Historia se një nga futbollistët nuk feston golin, është diçka e dëgjuar dhe shpesh është treguesi i qartë i ftohjes së marrëdhënieve në një klub apo kombëtare. Mirëpo, në rastin e Portugalisë, gjithçka është shumë e qetë. Kur Ronaldo dhuronte shou në përballjen me Spanjën, ishte Hoze Fonte, i cili u afrua deri në cepin e fushës ku po festonte Ronaldo me të gjithë portugezët, por ai qëndroi brenda vijës së fushës. Ishte e 88-ta minutë dhe ekzaltimi maksimal, por Fonte nuk iu bashkua skuadrës.

lojtaret portugeze festojne1

Pas kësaj ndeshjeje, foto e tij e veçuar qarkulloi në rrjet si një tregues se ai po zbatonte rregullin që në rast se e gjithë skuadra nuk është në fushën e lojës, kundërshtari mund të startojë ndeshjen. Por, pavarësisht të gjithave, për Portugalinë nuk ka vend për asgjë nga këto. Ajo që raportojnë vetë mediat portugeze, është shpjegimi se kjo zgjedhje e bërë ndaj Spanjës dhe e përsëritur edhe me Marokun, ku Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e katërt, është vetëm një supersticion. Pyetja që lind për kampionët e Europës në fuqi është: A do të mjaftojë vallë ky supersticion që Portugalia të qëndrojë në garë deri për ndeshjen e 15 korrikut, në finalen e Moskës? Mbetet për t’u parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"