Shpikje nga Kosova, Superkupa si përgatitore në… Antalia. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 21:55

Shpikje nga Kosova, Superkupa si përgatitore në… Antalia. Ja arsyeja

Një shpikje referuar ndeshjeve zyrtare vjen nga Kosova. Teksa skuadrat janë në periudhën e përgatitjeve dimërore, me fazë përgatitore është vendosur që pikërisht ndeshja e Superkupës së Kosovës të jetë njësoj si një ndeshje stërvitore.

cf1dac42269a4c0cabc670cbc5a6ae6c

Përballja mes Dritës dhe Prishtinës është caktuar që të zhvillohet në Antalia. Arsyeja? Të dyja skuadrat janë momentalisht në këtë qytet në Turqi, për të kryer përgatitjet e nevojshme në periudhën e pushimit dimëror. Duke përfituar nga prezenca e tyre pranë të njëjtit resort, në bashkëpunim me federatën kanë vendosur që ndeshja e vlefshme për Superkupën e Kosovës, të luhet pikërisht në Antalia.

Lajmin për “Zëri.info” e ka konfirmuar trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani cili tashmë ka nisur ta përgatisë skuadrën për ndeshjen që ka vlerën e një trofeu. Ndeshja në të cilën Drita zbret në fushë si skuadra kampione e Superligës së Kosovës dhe Prishtina si skuadra fituese e Kupës së Kosovës, do të futet në histori si e para finale që luhet jashtë kufijve të Kosovës. Këto dy skuadra sapo të rikthehen në Kosovë, do të luajnë sërish si kundërshtare në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"